Manipulimi me rezultatin e zgjedhjeve në Viti, Hashani: Po vazhdon intervistimi i personave të dyshimtë

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 12:32 | Nga Drita Dërmaku

Është duke vazhduar intervistimi i disa personave në Gjilan në lidhje me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 28 dhjetor të 2025-ës, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse raportohet për intervistimin e të paktën 65 komisionerë nga komuna e Vitisë, megjithatë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Ekonomia Online është rezervuar të jap numër.

 “Jemi në proces të intervistimit në kordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale ‘Falsifikim i rezultateve të votimit’. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë“, tha Hashani.

Të ngjashme