Kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi duhet të përkrahin shqiptarët meqë sipas tij janë faktori më i qëndrueshëm pro perëndimor në Ballkan.
E në rast e se Perëndimi tërhiqet apo edhe heziton, Rexhepi paralajmëron se vakumi strategjik mbetet bosh dhe se ai vakum mbushet nga Rusia.
“SHBA dhe Perëndimi duhet të na dëgjojnë dhe të na përkrahin, sepse shqiptarët janë faktori më i qëndrueshëm pro perëndimor në Ballkan. Nëse Perëndimi tërhiqet ose heziton, vakumi strategjik nuk mbetet bosh ai mbushet nga Rusia, Kina dhe Irani, me interesa thellësisht kundër demokracisë dhe rendit euro atlantik. Ne nuk kërkojmë mbështetje si alternativë, por si zgjedhja e vetme e sigurt për stabilitet afatgjatë. Të mos përkrahen shqiptarët do të thotë t’i hapet dera influencave armiqësore në zemër të Europës”, ka shkruar Rexhepi.