Rast i rrallë dhe me rrezik për jetë: Gjilpëra depërton mes zemrës dhe mushkërive të 14-vjeçares

Prishtinë | 06 Shk 2026 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Një rast po aq i rrallë, i çuditshëm por edhe me rrezik për jetë.

Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka, një vajzë 14 vjeçare është shpuar me gjilpërë të qepjes në mes gjoksit ku edhe i ka hyrë dhe lëvizur brenda në trup, në toraks apo mes zemrës dhe mushkërive.

Ajo është operuar para dy ditësh nga kirurgët torakalë, Nazmi Kolgeci dhe Avni Behluli në bashkëpunim me kirurgun e fëmijëve, Salih Grajçevci si dhe anesteziologia Diana Hoxha-Avdyli bashkë me ekipin e instrumentarëve.Burimet bëjnë me dije se përpjekjet e ekipit për ta gjetur gjilpërën brenda trupit kanë qenë jo të lehta, ku më fund edhe e kanë përdore pajisjen/magnet për ta lokalizuar dhe për ta nxjerrë gjilpërën.

Gjendja e saj është stabile.

Në fakt, një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe në verën e 2024-ës ku një grua e cila merrej me rrobaqepësi aksidentalisht e kishte gëlltitur gjilpërën duke I shkuar në rrugët e frymëmarrjes dhe me rrezik për jetën

Largimin e këtij trupi të huaj e kishin bërë pulmulogët me bronkoskopi. /Klankosova.tv

Të ngjashme