Nga pajisjet inteligjente dhe radarë mobil vetëm gjatë muajit janar janë shqiptuar 1 mijë e 128 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Policia njofton se nga kjo 545 gjoba janë dërguar me postë në adresë të pronarit të mjetit.
Njoftimi i plotë:
🚔 AKTIVITETET E NJËSISË MOBILE ME PAJISJE INTELIGJENTE DHE RADARË MOBIL – JANAR 2026!
🗓 Gjatë muajit Janar 2026
📄 Janë shqiptuar gjithsej 1,128 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut me pajisje inteligjente dhe radarë nga kjo njësi
📄 Po ashtu 545 gjoba janë dërguar me postë në adresë të pronarit të mjetit.
🛣 Respektimi i rregullave të trafikut – shpëton jetën tuaj!