Parashikimi i motit për të dielën: Vranësira, diell dhe riga shiu

Prishtinë | 08 Shk 2026 | 01:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat në vende-vende pritet të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s.

Të ngjashme