Stresi ndikon në gjithçka përreth jush

Prishtinë | 08 Shk 2026 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Për të performuar në nivelin më të lartë, ju duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe të zvogëloni stresin kurdo që është e mundur, dhe nuk është vetëm për shkak se do të ndiheni më mirë.

Të gjithë e dinë se stresi prek më shumë se vetëm lumturinë tuaj. Nëse stresoheni shpesh, dukja juaj ndryshon, gjumi juaj çrregullohet dhe mund të silleni keq ndaj më të dashurve tuaj. Nëse stresoheni mjaftueshëm ose për periudha të gjata kohore, ju madje do të filloni të keni kapacitete të dobëta mendore, edhe pse me shumë gjasa nuk do t’i vini ato re deri sa të jetë shumëvonë. Për të gjitha këto arsye, nëse po synoni të jeni një ndërmarrës i mirë, ju duhet të mësoni një gjë: si të relaksoheni, transmeton rtk.

Ne të gjithë kemi hasur në njerëz të cilët mburren se sa pak gjumë bëjnë çdo natë dhe sa orë punojnë çdo ditë. Për shumicën prej nesh, duke përfshirë edhe veten, ndihemi fajtorë për këtë. Ne mund edhe të mos ndihemi fajtor për këtë. Mburrja për stresin na bën të ndihemi të rëndësishëm. Pas të gjithash, vetëm ata të cilët nuk janë ambiciozë ose nuk janë inteligjentë kanë kohë të lirë, apo jo?Këtu gabojmë të gjithë. E vërtetë, të jesh ndërmarrës është më stresuese se sa të bësh një punë tipike. Një arsye e madhe se pse fillimi i një biznesi është stresues është sepse, ndërmarrësi është një udhëheqës. Ju nuk ndiqni vetëm ëndrrën tuaj, por ju bindni njerëzit tjerë t’a ndjekin atë me ju. Por për ta bërë këtë në mënyrë të duhur, ju duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe të zvogëloni stresin kurdo që të jetë e mundur, dhe jo vetëm sepse do të ndiheni më mirë.

Të ngjashme