Mësimdhënësi filmohet derisa e godet një nxënës brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

jë rast i dhunës fizike është regjistruar brenda ambienteve të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

Në videon që ka arritur në redaksinë e KALLXO.com shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle derisa e godet një nxënës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje nëse janë duke e trajtuar këtë rast.

Po ashtu ekipi i KALLXO.com ka dalë edhe në vendin e ngjarjes për të kontaktuar edhe me drejtuesit e shkollës dhe të Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës.

Drejtori i kësaj shkolle, Halil Bruhaje e ka konfirmuar rastin. Drejtori Halilaj i cili nuk ndodhej në shkollë, e ka konfirmuar rastin përmes telefonit më 09.02.2026.

Po ashtu është pyetur edhe Ministria e Arsimit për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.

Të ngjashme