Është shoqëruar në polici mësimdhënësi që nga pamjet e publikuara shfaqej duke rrahur një nxënës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për Ekonomia Online se mësimdhënësi është shoqëruar në polici dhe se kanë filluar hetimet.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Pllana.