KRU ‘Prishtina’ identifikon lidhje ilegale në ujësjellës, masa shkelësve

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina ka bërë të ditur se inspektorët gjatë kontrolleve të rregullta në terren kanë identifikuar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” thotë se këto veprime të paligjshme dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë, shkaktojnë humbje të konsiderueshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit për konsumatorët e rregullt.

“KRU “Prishtina” do të vazhdojë me kontrolle intensive në terren dhe me identifikimin e të gjitha lidhjeve ilegale, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj shkelësve”, thuhet në njoftim.

Ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit.

Të ngjashme