Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin e ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti është raportuar rreth orës 17:14.
Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, tha ai për Klankosova.tv.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lidhur me rastin është iniciuar procedurë, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të procedohet në gjykatë.