Ekonomia Online
FUNDIT

Vetplagoset me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK

Vetplagoset me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në […]

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.

I plagosuri ka deklaruar se është vetplagosur aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën e gjatë.

“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, tha Rugova.

Të ngjashme