Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, janë votuar edhe 5 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
104 deputet kanë votuar për, 3 kundër dhe 6 abstenime, ku me këtë rast u konstitua edhe Kuvendi i Kosovës.
Nga VV-ja nënkryetar u zgjodh deputeti Ardian Gola, nga PDK-ja Vlora Citaku, nga LDK-ja Kujtim Shala, nga Lista Serbe Sllavko Simiq, nga komunitete jo shumicë Emilja Rexhepi.
Gjykata Kushtetuese, ditë më parë, i ka dhënë të drejtë të pakufizuar Listës Serbe, si shumicë brenda komunitetit serb, që të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit edhe pas shterimit të të gjithë emrave të deputetëve të saj.