Nagavci dorëzon te Osmani emrin e Kurtit për mandatar

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar Presidentes së Kosovës emrin e mandatarit për kryeministër, e që është lideri i tyre Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur Arbërie Nagavci si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

“E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re. Faleminderit qytetarëve për besimin! Qeveria Kurti 3”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme