Gjatë natës, 120 nxënës që shkuan për të mësuar skijimin në Brezovicë, u detyruan të dalin jashtë hotelit.
Kjo pasi u shqetësuan nga lëkundjet e tokës që atje ku qëlluan ata u ndjenë goxha fort, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, ata shpejt u kthyen nëpër dhoma ku kujdesi për ta vazhdoi. Gjatë gjithë natës, herë pas here, stafi i Federatës së Sportit Shkollor i vizitonte të vegjlit.
Pos tyre, në gatishmëri ishin edhe ekipet mjekësore.
Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e së martës u ndie në shumë komuna, por dëme s’pati as në njerëz e as materiale.