Dy bashkëshortë burrë e grua kanë përfunduar në pranga në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, e që më pas eskaloi në përleshje fizike.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 24 gusht 2026, rreth orës 19:30, ku janë arrestuar një burrë dhe një grua, të dy të dyshuar për dhunë në familje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
“Gjakovë 24.08.2026, 19:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër – bashkëshortë pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.