Ndalohen 12 të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Junik

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

12 persona janë ndaluar nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm në Junik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Junik, me datën 12.02.2026, rreth orës 01:40, ka siguruar informacion se nё njё lokal në Junik, disa persona janё duke zhvilluar veprimtari tё kundërligjshme tё lojërave tё fatit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes, gjatё kontrollit janё gjetur dhe janë sekuestruar: tё holla nё shumёn prej njё mijё e dyzet (1040) euro, letra bixhozi dhe dёshmi tjera. Dymbёdhjetё (12) personat e dyshuar janё arrestuar dhe pas inetrvistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme