Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina, ka bërë me dije se anulimi ka ndodhur për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve të brendshme që ka presidentja.
“Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë këtë vit”, ka thënë Kupina, raporton Telegraf.