Miratohet kërkesa e Besnik Tahirit, “Rezoluta për Hagën” del e para në rend të ditës

Prishtinë | 12 Shk 2026 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar që Rezoluta për Hagën, e cila fillimisht ishte pika e tretë e rendit të ditës, të trajtohet si pikë e parë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka obligim dhe interes që të marrë pjesë në votimin e kësaj rezolute.

Propozimi u miratua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila më pas kërkoi votimin për ndryshimin e rendit të ditës. Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, të cilët votuan në favor të këtij ndryshimi.

Rezoluta për Hagën ishte paraparë fillimisht si pika e tretë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme plenare të sotme.

Të ngjashme