Avokatja: S’ka asnjë dëshmitar që e akuzon Krasniqin për rrahje apo keqtrajtim

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatja e mbrojtjes, Venkateswari Alagendra, ka vijuar me fjalën përfundimtare në procesin ndaj Jakup Krasniqi, duke kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm, raporton Ekonomia Online.

Gjatë paraqitjes së saj, Alagendra theksoi se në dokumentacionin e prokurorisë nuk ka asnjë dëshmitar që akuzon Krasniqin për rrahje, keqtrajtim apo torturë ndaj ndonjë personi, qofshin civilë apo të tjerë.

“Ne dokumentacion nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Jakup Krasniqi ka rrahur, keqtrajtuar apo torturuar ndonjë person, qoftë ky civil apo person tjetër. Nuk ekziston as edhe një viktimë e vetme, as një person i vetëm nga qindra dëshmitarë të intervistuar nga prokuroria për shumë e shumë vite, që pretendon apo akuzon Krasniqin se i ka rrahur, abuzuar apo se ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar në çfarëdo trajte apo forme”, tha avokatja.

Të ngjashme