Von der Leyen: Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Asnjë “tabu” nuk mund të mbetet e pakontestueshme në lidhje me mbrojtjen evropiane, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Konferencën e Sigurisë në Munih të shtunën, ndërsa foli për nevojën për një strategji të re evropiane të sigurisë.

Duke iu referuar mënyrës se si blloku ka mbetur i palëkundur në mbështetjen e tij për Ukrainën, Von der Leyen tha: “Ky është një zgjim i vërtetë evropian dhe ky është vetëm fillimi i asaj që duhet të bëjmë.”

Ajo foli për nevojën për një strategji të re evropiane të sigurisë dhe për të “formalizuar fillimet ad hoc të bashkëpunimeve të reja të sigurisë”, raportoi CNN. 

Von der Leyen theksoi tutje rëndësinë e pavarësisë evropiane, duke shtuar se Evropa duhet të “ngrihet” dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e saj.

“Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë dhe një Evropë e fortë përbën një aleancë transatlantike më të fortë. Disa vija janë kaluar që nuk mund të kalohen më”.

Të ngjashme