Buxheti i Prishtinës përfshihet në projektbuxhet, Mustafa tërheq amendamentin e LDK-së

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Është tërhequr amendamenti i anëtarit të Komisionit për buxhet dhe financa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa për buxhetin e vitit 2026 ndaj Komunës së Prishtinës.

Kjo kërkesë erdhi pasi u votua rekomandimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

 “Siç e kemi parë edhe nga shpjegimet paraprake, kërkesa jonë për këtë komision ka qenë që të shtojmë një nen, nominalisht e kam emëruar ose radhitur si neni 36 në projektligj, që e kam quajtur buxheti i komunës së Prishtinës, ku obligohet ministri, pra Ministria e Financave, që të bëjë përshtatjet e nevojshme të ndarjeve buxhetore, tabelave dhe të tjerave përkatëse në sistemin buxhetor për përfshirje të buxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2026 të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Pasi që patëm pajtueshmëri të gjerë që në fillim të këtij takimi, që buxheti i komunës së Prishtinës i miratuar nga Kuvendi Komunal i datës 6 shkurt të përfshihet në pjesën tabelare, pra duke përditësuar efektivisht ligjin për ndarje buxhetore për vitin 2026, unë po e tërheq këtë amendament”, tha Mustafa.

Të ngjashme