Aksident mes dy veturave në Kçiq, katër të lënduar

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq.

Zëdhënësi rajonal i policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Zaiti theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Zaiti për Klankosova.tv.

Të ngjashme