PSD e “anëtarëson” Lumir Abdixhikun në Lëvizjen Vetëvendosje

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate ia ka dërguar edhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku “kartelën” e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi të njëjtën kartelë ia dërgoi edhe kreut të PDK-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i saj, Dardan Molliqaj thotë se Abdixhiku këtë parti e ka shndërruar në degë të Vetëvendosjes.

Ai tha se rruga e duhur në këtë situatë është që vendi me shku në zgjedhje e jo me zgjedh presidentin VV-së.

“Po, siç po e shihni, jemi para zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njëjtë sikur te PDK-ja, edhe te LDK-ja e prurëm kartelën e anëtarësisë, sepse për neve edhe kryetari Abdixhiku, po edhe LDK-në, e ka shndërru në një degë të Vetëvendosjes. Ato që i thamë më herët, çka mundem me shtu për LDK-në është se ky kryetar me qasjen që e ka: i ashpër ndaj kundërshtarëve të brendshëm politikë e tepër i butë, për mos me thënë servil, ndaj Kryeministrit të Kosovës”.

“Pra, kom t’u u thy, t’u lyp me ia bë një zgjidhje për mos me shku në zgjedhje. Po krejt Kosova i ka lutë partitë politike, LDK-në në veçanti, bile edhe Vetëvendosja e lutke LDK-në: “hajde ta bëjmë një koalicion”, thojke “jo”. Tash pse po thotë “tash vjen stabiliteti institucional”? Një vit nuk na u desh stabiliteti institucional? Sepse kanë llogaritë që Albin Kurti me bllokada bie, e këta e rritin, e mbajnë hisen pak më të madhe. Prandaj kjo qasje e opozitës është naive dhe është vetëm për interesa të ngushta. Mos mendoni që s’e dinë këta, as çka kanë bë, as çka janë duke bë. Po ne duhet me qenë – qytetarët e Republikës së Kosovës, Partia Socialdemokrate, anëtarët e LDK-së e PDK-së – komplet që me i mbajtë përgjegjës, sepse edhe një herë po them: nuk është çështje e një emri të presidentit. Nuk është çështje emri të presidentit. Çështja është që kjo i shërben këtij pushteti”, tha ai.

Molliqajt tha se vendi duhet me shku në zgjedhje.

“Mbas katër viteve mërrijmë në pikën ku kemi me folë për dëmet që shkaktohen, qoftë ajo Vjosa Osmani ose dikush tjetër. Prandaj besoj që është mirë qytetarët e Kosovës me e kuptu të vërtetën edhe të LDK-së, edhe të PDK-së. Kurrgjë më shumë sesa me ia kriju përshtypjen qytetarëve të Kosovës që ka demokraci. Nëse ia zgjedhin Kryetarin e Kuvendit, edhe Kryeministrin, edhe Presidentin, edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Kryeprokurorin, çfarë demokracie ka? Edhe me mundësinë e tyre. Vendi duhet me shku në zgjedhje e jo me ia zgjedh presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 58 deputetë Albin Kurtit për me zgjedh presidentin. Populli i Kosovës ia ka dhënë 51% me zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë. Le t’ia japë populli! Pse po ia jep ti në emër të popullit? Kurrkush nuk e ka votu LDK-në edhe PDK-në me votu presidentin e asaj”, tha ai.

https://ekonomiaonline.com/psd-ironizon-me-pdk-se-hamzes-ia-dergon-kartelen-e-vetevendosjes

Të ngjashme