Kurti për Demaçin e Deharin: Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik por shifër domethëniesh të thella

Prishtinë | 26 Shk 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar veprimtarin e çështjes shqiptare, Adem Demaçi për përvjetorin e lindjes së tij dhe aktivistin Astrit Dehari, po ashtu për datëlindjen.

Kurti thotë se ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh të thella.

“Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara”, shkruan Kurti.

Të ngjashme