Nga pakujdesia shkaktoi zjarr në dy parcela, arrestohet një person në Graçanicë

Prishtinë | 01 Mar 2026 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti, nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë janë shkaktuar dëme në dy parcela pasditen e djeshme në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin, përcjell Klankosova.tv.

“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme