Ambasada e ShBA-së në Riad sulmohet nga dronët

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e ShBA-së në Riad është sulmuar nga dy dronë.

Kështu ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, përmes një deklarate për media.

Kjo ministri thotë se këto informacione janë fillestare.

Tutje në deklaratë thuhet se sulmi shkaktoi “një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë”.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi “goditje më të rënda” ndaj Iranit, duke theksuar se nuk do të bëjë publike “detajet e veprimeve taktike”.

Të ngjashme