U.d kryeprokurori i Shtetit, Agron Qalaj përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e ish prokurorit të Shtetit, Hilmi Zhitia.
Ai e ka vlerësuar si një udhëheqës të përgjegjshëm, i cili kishte guxim në vendimmarrje.
“Gjatë kohës sa shërbeu si Kryeprokuror i Shtetit, ai do të kujtohet për udhëheqje të përgjegjshme, vendimmarrje të guximshme dhe angazhim në mbrojtje të ligjshmërisë. Kontributi i tij do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ata që patën rastin të punojnë me të”, thuhej në telegram.
“Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh, jo vetëm për familjen dhe të afërmit, por edhe për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij. Në këto momente të rënda, në emrin tim dhe në emër të institucionit të Prokurorit të Shtetit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Ju si familje, miqtë, dashamirët, si dhe për të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me z. Zhitija”, u shpreh ai.