Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim nga prokurori i shtetit, dhe në kuadër të zhvillimit të procedurave hetimore, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.

Personi i dyshuar dyshohet se më 12.10.2025, në një qendër tregtare në Gjakovë ka kryer veprat penale: “Kanosje” dhe “Sulm”, pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion, i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkëngjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

numrit emergjent 192,

stacionit policor më të afërt,

ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].

Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme