Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

Prishtinë | 03 Mar 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, u mor vendim që për katër të fundit të ndryshohen kushtet e lirimit me kusht.

Sipas gjyqtarit të vetëm, Christoph Gosnell, palët kishin bërë kërkesë që të ndryshohet kushti i vendosur sa i përket kontaktit me bashkë të akuzuarit dhe diskutimin e çështjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Atyre iu lejua që brenda hapësirave të DhSK-së t’iu lejohet të kenë komunikim mes vete dhe të diskutojnë për çështjen, por duke pasur parasysh që çështje konfidenciale nuk duhet të diskutohen në hapësira publike

Megjithatë, gjyqtari tha se të gjitha kushtet e vendosura mbeten në fuqi jashtë hapësirave të DhSK-së.

Gjykimi pritet të vazhdojë edhe nesër me dëshminë e dëshmitarit Koen Herlaar.

Të ngjashme