Rrustemi i VV-së mendon se ska rëndësi vonesa prej 14 vitesh, mbetet në dorë të deputetëve nëse i votojnë ose jo

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ka mbrojtur idenë e presidentes për dërgimin e amendamenteve për ta ndryshuar Kushtetutën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nuk mund të mbahet peng vullneti i 120 deputetëve.

“Sot po i dërgojmë në seancë, me një rrethanë specifike, me vonesë dhe i mbetet deputetëve të votojnë ose jo”, tha ai.

“Komisionet janë trupa ndihmëse, nuk janë filtra të domosdoshëm. Ka bërë edhe mos me u mbajtë kjo mbledhje, shumë mirë që po mbahet por po them që nuk janë filtra komisionet që po s’kaluan dhe po spatën vendim pozitiv të komisionit mbahet peng vullneti i 120 deputetëve, jo në asnjë menyrë. Ne ndihmojmë Kuvendin, ne këtu 11 anëtarë ndihmojmë…”, tha Rrustemi.

LEXO EDHE:

Të ngjashme