Kurti: Ju e dini që unë jam aktivist, nuk jam analist

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk është analist por aktivist, kur është pyetur se cili mudn të jetë rezultati i partisë me të cilën ai drejton, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini që unë jam aktivist, nuk jam analist. Rrjedhimisht ne shtojmë numrin e votave, ne nuk parashikojmë sasinë e tyre. Në këtë kuptim, sa herë të ketë fushatë zgjedhore, ne jemi aty. Por nuk besoj që kemi një krizë të tillë institucionale e cila në mënyrë të detyrueshme na shpie në zgjedhje të reja”, tha ai.

Kurti tha se koha do të tregojë për sic tha planin që të shkohet në zgjedhje të reja, duke iu referuar edhe deklaratave të opozitarëve që thonin s’janë për zgjedhje të reja.

“Besoj që shumë gjëra janë vështirë të kuptueshme tani, aq më vështirë të shpjegueshme, ndoshta deri diku të përshkrueshme, por koha do të tregojë dhe atë shumë shpejt se çfarë ka qenë ky lloj plani apo skene që neve të detyrohemi për zgjedhje të përsëritura në mënyrë të padrejtë e të panevojshme, madje edhe prej atyre që thonin se ne nuk i duam zgjedhjet. Po e shihni tash se LVV dhe unë si kryetar e kryeministër jam i vetmi në fakt që nuk jam për zgjedhje të reja. E ata të tjerët që thoshin dikur që nuk janë për zgjedhje të reja tash janë shfaqur në një dritë tjetër”, tha Kurti.

Të ngjashme