Zgjedhjet e vitit që lamë pasë në mesin e shumë ngërqeve, sherrin ua pasën edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, shkruan Ekonomia Online. Qendra e Mjekësisë Familjare po përballet me mungesë të stafit shëndetësor, e ku drejtori i QKMF-së në Prishtinë, por megjithatë, Valdet Hashani një një intervistë të shkruar ka thënë se këtë vit pritet të hapet prapë konkursi për punësimin e 50 punëtorëve që kanë mbetur nga viti i kaluar.
“Realisht, ashtu siç jeni në dijeni, që nga viti i kaluar ne e kemi pasur dy herë shtyrjen e konkurseve për shkak të zgjedhjeve që i patëm, edhe zgjedhjet nacionale por edhe ato lokale. Numri prej 50 punëtorëve që është dashur të marret është shtyrë për sivjet dhe shpresoj që tash këtë vit shumë shpejt do ta hapim konkurs. Por numri i punëtorëve shëndetësorë, keni parasysh në këtë numër të madh banorësh, por jo vetëm të kryeqytetit, meqë ne përkujdesemi edhe për shumicën e punëtorëve që punojnë në kryeqytet, domethënë qofshin ata të stafit të nivelit qendror që vijnë e punojnë ose punojnë në kryeqytet por i marrin shërbimet shëndetësore te ne, ose edhe turistët meqë edhe Prishtina ka një numër të caktuar turistësh, kemi edhe pacientë të nacionaliteteve të tjera, domethënë turistë. Kjo e shtyn edhe më shumë ose e vështirëson edhe më shumë mungesën në numrin e stafit të profesionistëve shëndetësorë. Mbi 700 punëtorë të shëndetësisë nuk janë mjaftueshëm për mbi 200 mijë banorë sa ka Prishtina”, theksoi i pari i QKMF-së.
Ai thotë se rritja e numrit për pacientë tek një mjek, bie cilësia e shërbimit.
“Sigurisht se sfida kryesore është rritja e numrit të pacientëve për mjek. Dhe në vend që të kemi numër të caktuar të vizitave për një mjek, kjo rritet. Me rritjen e tyre sigurisht se bie edhe cilësia e shërbimit. Nuk mund të themi se kur kemi numër të caktuar të vizitave shëndetësore, sigurisht kjo vizitë shëndetësore është cilësore. Domethënë në momentin kur ne i marrim këta punëtorë ose i plasojmë në tregun e punës, atëherë sigurisht se presim rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve shëndetësore, meqë koha për kujdesin ndaj pacientit do të rritet, me këtë edhe rritet cilësia e ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, tha Hashani për EO.