Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar mbrëmë me mjet të mprehtë në Prishtinë,  e i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjersa rastin e cilëson si vrasje në tentativë.

“Prishtinë 08.03.2026-21:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme