Me 24 shkurt të vitit 2022, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Kjo shtyri që po atë ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ta nënshkruante ligjin për mobilizim.
Përmes tij, iu ndalua çdo ukrainasi të moshës 18 deri në 60 vjeçare, të largohet nga shteti.
Por, një ligj të tillë, Kosova ende nuk e ka.
E hartimin e miratimin e tij, po e sheh si çështje urgjente, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.
“Do të duhet urgjent që Kosova të ketë ligjin për mobilizim dhe ligjin për trajnim të asaj pjese të mobilizimit që nesër nëse ka nevojë, nëse keqësohet situate globale e sigurisë dhe nëse shfaqet ndonjë problem në Ballkanin perëndimorë, ndonjë luftë eventuale që ne ti kemi njerëzit e përgatitur, t’i kemi të evidentuar që t’i kemi me adresa me fusha të caktuara të trajnimit të tyre që ushtria dhe policia e Kosovës mund të i mobilizojnë këta njerëz të Kosovës”, thotë Kastrati.
Por, një ligj të ngjashëm, duket se Kosova së shpejti do ta ketë.
Sipas, njohësit të sigurisë Nuredin Ibishi, Ministria e Mbrojtjes është duke e trajtuar këtë në ligjin për koncepti i mbrojtjes totale.
“Koncepti është në fazën e hartimit të Ministrisë së Mbrojtës e di që kryeministri Kurti, e ka shfaqur një herë në qeveri si koncept i mbrojtjes së përgjithshme, por kjo akoma do kohë që ky koncept të hartohet dhe duhet faza edhe e edukimit qytetar qoftë në aspektin teorik dhe praktik. Të zbatohet të detyrat e secilit qoftë institucion, kompani deri te vet qytetari dhe roli i tij në një situatë mbrojtje të përgjithshme qytetare. Për arsye se edhe rreziqet dhe kërcënimet e reja të detyrojnë”, shprehet Ibishi.
Për këtë çështje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, së fundmi, bota po përballët edhe me një luftë tjetër të madhe.
Kjo meqë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sulmuan Iranin.