Ferati dhe strukturat e LDK-së bëjnë homazhe për Haki Rugovën në 4-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me struktura të degës dhe familjarë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të komunës së Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në 4 vjetorin e vdekjes së tij.

Në njoftimin e LDK-së, Haki Rugova kujtohet për angazhimin e tij.

“Sot kujtojmë një personalitet dhe veprimtar të dalluar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeriun që ishte shembull i përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës, nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Istogut, Haki Rugova. Angazhimi i tij ishte i pandalshëm në proceset e vështira të Kosovës. Ai për më shumë se tre dekada qëndroi i palëkundur në veprimtarinë e tij atdhetare e politike. Prandaj si i tillë, mbetet dhe kujtohet gjithmonë si model i njeriut të urtë e punëtor, i afërt dhe bashkëpunues. Lavdi jetës dhe veprës së Haki Rugovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Të ngjashme