Osmani në pritje të vendimit të Kushtetueses për caktimin e datës së zgjedhjeve

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ende nuk është nënshkruar dekreti për caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi është duke u pritur vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, në një përgjigje me shkrim ka theksuar se kjo çështje u është komunikuar edhe partive politike gjatë takimit konsultativ.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kupina.

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson të nevojshme vendosjen e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret një vendim të tillë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka deklaruar Kupina.

Të ngjashme