Kurti flet me Komisioneren e BE-së, Marta Kos, për integrimin dhe reformat

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Sipas të Zyrës së Kryeministrit, në këtë bisedë u diskutua për zgjerimin dhe ecurinë e reformave të Kosoves drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Në këtë bisedë u diskutua për zgjerimin dhe ecurinë e reformave të Kosoves drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kurti theksoi se ndër vendimet e para të Kuvendit të Republikës së Kosovës, krahas miratimit të buxhetit të ri në vlerë prej 4 miliardë euro, ishte edhe miratimi i Planit të Rritjes në vlerë prej 882.6 milionë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Pas miratimit të Planit të Rritjes, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraparë një sërë hapash për zbatim, të ndërlidhur ngushtë me kalimin e ligjeve në Kuvend, që kapin vlerën rreth 90 milionë euro.

Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

U bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon.

Kosova është e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe i është bashkuar të gjitha pakove të sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Të ngjashme