E bllokoi rrugën, e më pas tentoi t’i sulmojë policët me thikë: Policia jep detaje për rastin në Suharekë

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Një rast i sulmit ndaj policëve ka ndodhur në Suharekë. Fillimisht një i dyshuar ka bllokuar rrugën por më pasi policia ndërhyu ai tentoi që me thikë t’i sulmojë policët.

“Pasi është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka tentuar ti sulmoj me mjet të mprehtë thikë, mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa njëri nga zyrtarët policor gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme