Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri, ka thënë se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se duhet të tregohet “maturi shtetërore” dhe u shpreh optimist.

“Për çështjen tjetër jemi duke pritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik jam optimist natyrisht për të ardhmen”, ka thënë Kurti./Ekonomia Online

Të ngjashme