Ekonomia Online
FUNDIT

Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës

Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës

Aleanca sot ka filluar të mbaj një takim të gjerë me strukturat e saj drejtuese dhe anëtarësinë në kryeqytet, njofton partia përmes një komunikate për media, raporotn Ekonomia Online. Ngjarja ka filluar në ora 16:00 dhe po zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, në këtë takim kryetari i […]

Aleanca sot ka filluar të mbaj një takim të gjerë me strukturat e saj drejtuese dhe anëtarësinë në kryeqytet, njofton partia përmes një komunikate për media, raporotn Ekonomia Online.

Ngjarja ka filluar në ora 16:00 dhe po zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në këtë takim kryetari i partisë, Ardian Gjini, do të prezantojë para strukturave platformën e re politike si dhe strategjinë e ardhshme për zhvillimin e Kosovës.

Nga subjekti politik bëhet e ditur se takimi do të jetë tërësisht i hapur për gazetarët dhe ekipet televizive, me ç’rast janë ftuar mediat që ta ndjekin nga afër këtë ngjarje.

Të ngjashme