Hykmete Bajrami kërkon hetim të tenderëve njëburimorë

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me tenderët njëburimorë, duke kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i hetojë këto kontrata.

Bajrami ka deklaruar se rreth 3 mijë kontrata njëburimore nuk janë përjashtim, por, sipas saj, janë kthyer në praktikë qeverisëse.

“Tenderët njëburimorë janë kthyer në praktikë qeverisese, e bashkë me ta edhe korrupsioni!Kam folur vazhdimisht për tenderët njëburimorë dhe kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që t’i hetojë.Rreth 3 mijë kontrata njëburimore nuk janë përjashtim – kjo është bërë praktikë” shkroi Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe rastin e Komunës së Podujevës, e cila, sipas saj, ka kontraktuar peletin për 120 euro më shtrenjtë për ton sesa Komuna e Rahovecit, e cila ka zhvilluar tender të hapur.

“Rasti i fundit, ku Komuna e Podujevës me tender të negociuar ka kontraktuar peletin për 120 euro më shtrenjtë për ton sesa Komuna e Rahovecit me tender të hapur, është vetëm një ilustrim i pasojave nga mungesa e konkurrencës.” deklaroi ajo.

Bajrami i ka bërë sërish thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë kontratat njëburimore, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.

“Prapë i bëj thirrje Prokurorisë Speciale që t’i hetojë të gjitha këto kontrata, arsyet e përdorimit të procedurave të negociuara, çmimet dhe përfituesit e tyre.” shkroi tutje Bajrami.

Postimi i plotë:

Të ngjashme