Aleanca shënon “Ditën e Rinisë”, Gjini bashkëbisedon me të rinjtë për kapitullin e ri të partisë

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se gjithnjë e më shumë të rinj po i bashkohen Aleancës, duke sjellë energji dhe ide të reja për kapitullin e ri të subjektit politik.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka njoftuar se sot është shënuar “Dita e Rinisë së Aleancës”, e organizuar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI).

Ai ka vlerësuar angazhimin e të rinjve dhe ka theksuar rëndësinë e diskutimeve për të ardhmen e Aleancës dhe rritjen e ndikimit politik të rinisë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, panelistët dhe trajnerët kanë ligjëruar për tema të ndryshme, përfshirë rritjen e ndikimit politik, inteligjencën artificiale dhe sigurinë digjitale.

Gjini ka falënderuar për bashkëpunimin drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, si dhe panelistët, trajnerët, kryetaren e Rinisë së Aleancës, Albulena Kokollari, dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në organizimin e aktivitetit.

Kreu i Aleancës ka shprehur kënaqësinë për takimin me të rinjtë, duke e vlerësuar angazhimin e tyre si pjesë të rëndësishme të kapitullit të ri të subjektit politik.

Të ngjashme