75 vjetori i themelimit, Arkivi i Kosovës mban akademi solemne

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është duke mbajtur akademi solemne me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aktivitetet kryesore përfshijnë:

Hapjen e ekspozitës “Veprimtaritë arsimore në Kosovë gjatë periudhës osmane, përmes dokumenteve arkivore” – bashkëorganizim me Drejtorinë e Arkivit Shtetëror të Presidencës së Republikës së Turqisë

Prezantimin e librit “Vakëfet në Sanxhakun e Nishit gjatë Perandorisë Osmane”

Akademinë solemne (ceremonia kryesore).

Sikurse çdo vit, do të zhvillohet aktiviteti tradicional Java e Arkivit të Hapur.

Nga data 25 – 27 mars,  mirëpresim nxënës, studentë, studiues dhe të gjithë të interesuarit.

Të ngjashme