Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.
Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz Brahimin nga Obiliqi.
Ekipi i Ekonomia Online është duke qëndruar tek shtëpia e Brahimit, por se familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin për rastin.
Afër shtëpisë së Brahimit shihet edhe një veturë e Policisë.
Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit.
“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë ndërroi jetë vëllau ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij! Sa i përket kohës së varrimit, do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Nga kjo tragjedi në QKUK ka vdekur edhe e dyshuara dhe gruaja e agjës së saj./Ekonomia Online