Ministri Muja nënshkruan vendimin për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  Armend Muja ka nënshkruar vendimin për racionalizimin e hapësirave administrative në Ministrinë e Bujqësisë.

Kjo, është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook në faqen zyrtare të ministrisë.

Ky vendim hap rrugën për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shfrytëzuar pronën e shtetit dhe duke i dhënë fund kostove të panevojshme të qirasë.

Postimi i plotë:

Nga qiratë tek zhvillimi – një hap konkret për një shtet më efikas

Sot kam nënshkruar një vendim për racionalizimin e hapësirave administrative në Ministrinë e Bujqësisë. Ky vendim hap rrugën për zhvendosjen e Ministrisë dhe institucioneve vartëse në objekte publike, duke shfrytëzuar pronën e shtetit dhe duke i dhënë fund kostove të panevojshme të qirasë.

Po ashtu, po krijojmë Qendra të Integruara për Shërbime Bujqësore, që do të ofrojnë shërbime më të organizuara, më të shpejta dhe më afër fermerit.

Rezultati: rreth 1 milion € kursime në vit. Këto kursime do të kthehen menjëherë në investime konkrete:

🌱 Mbështetje për prodhimin vendor dhe fermerët

🚜 Investime në mekanizim dhe teknologji bujqësore

💧 Zgjerim i ujitjes dhe rritje e produktivitetit

👩‍🌾 Mbështetje për të rinjtë dhe gratë në bujqësi

Po ndërtojmë një administratë që kursen aty ku duhet dhe investon aty ku ka më shumë ndikim për qytetarët.

#Reforma #Kosova #Bujqësia #Zhvillim

Të ngjashme