Arrestohen “dilerët” e Ferizajt, iu gjenden 42 qese me marihuanë

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy burra në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Bazuar në njoftimin e autoriteteve, gjatë kontrollit të njërit nga të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar pesë qese me marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 37 paketime me drogë të njëjtë.

Si dëshmi, policia ka sekuestruar edhe një telefon celular, një skuter, para të gatshme, 57 copë qese plastike për paketim të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri u dërgua në mbajtje.

Të ngjashme