Vendimi i Kushtetueses, Hamza: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

“Jo, nuk ka ftesë”, ka thënë Hamza, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese sepse në këtë vend duhet të respektohen vendimet e gjykatave, posaçërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot kemi mbledhje të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Ditëve në vijim presim me pas edhe mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i diskutojmë qëndrimet tona, pozicionin tonë dhe sigurisht se mbi bazën e vendimeve të organeve të Partisë Demokratike të Kosovës ne do të dalim zyrtarisht me qëndrimin tonë”, ka shtuar Hamza.

Ndërsa, i pyetur se a janë të gatshëm për ndonjë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Hamza ka deklaruar se çdo gjë që flasin para diskutimeve me organet e partisë nuk është gjë ë duhur.

A jeni të gatshëm ëpr ndonjë kompromis

“Gjithçka çka flasim para diskutimit në organet e PDK-së nuk është e duhura për shkak se ato janë ëpr ata me i diskutu , me i debatu, me marr vendime dhe me qëndrua në ato vendime”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuse e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.

Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Nga Presidenca e Kosovës e mirëpritën vendimin dhe thanë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit të nxjerrë më 6 mars, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.

Sipas vendimit, pas shpërndarjes ‘ex constitutione’ (shpërndahet në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës) së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja tha se Kuvendi i Kosovës shpërndahet në tri raste: nëse brenda 60 ditësh nga data e caktimit të mandatarit nga presidenti nuk formohet Qeveria, nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë 2/3 e të gjithë deputetëve dhe nëse brenda 60 ditësh nga data e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.

Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë./Ekonomia Online

Të ngjashme