Matoshi: Letrat e presidentes nuk e shuajnë mandatin e deputetëve

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar në Facebook për deklaratat e presidentes, duke theksuar se vendimi i saj nuk ndikon në mandatin e 120 deputetëve të Kuvendit.

Në postim ajo thotë se letrat e Osmanit nuk kanë vlerë.

Postimi i plotë:

“PRESIDENTJA: Masi nuk u bona une Presidente, as ju s’jeni deputete.
GJYKATA: Jo zonja Presidente, nuk shuhet mandati i 120 deputeteve me ni leter tonde. Letra jote veç nuk ka asni vlerë.
GJYKATA: Kuvendi i ka edhe 34 dite me zgjedhe dikon, edhe mas 34 dite ti veç s’ki nevojë me thonë sen, see…
Nejse!
Urime suksese!”

Matoshi nënvizon kështu që mandati i deputetëve vazhdon të jetë i vlefshëm pavarësisht reagimeve të presidentes.

Të ngjashme