LDK fton qytetarët të verifikojnë njehsorët elektrikë dhe të raportojnë mospërputhjet

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar qytetarët që të bëjnë një verifikim të thjeshtë të njehsorëve të energjisë elektrike në shtëpitë e tyre, duke ndjekur hapat e paraqitur në udhëzimin e bashkangjitur.

“Kontrolloni nëse ora e shfaqur në njehsor përputhet me orën reale në telefonin tuaj. Nëse vëreni mospërputhje, bëni fotografi ose video si dëshmi dhe dërgojini ato tek anëtari ynë, Visar Azemi,” thuhet në njoftim.

LDK thekson se të gjitha faktet e mbledhura do t’i dorëzojnë nesër në KEDS dhe KESCO dhe më pas do të procedohen edhe në Prokurori.

“Kjo çështje nuk mund të trajtohet si gabim teknik. Qytetarët meritojnë transparencë dhe drejtësi. Çdo dyshim për abuzim duhet të hetohet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë llogari,” theksojnë nga LDK.

Të ngjashme