Bajrami: Terminalet nuk qenkan shtetëzuar, fitimi vazhdon t’u shkojë kompanive private

Prishtinë | 30 Mar 2026 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-se,Hykmete Bajrami ka shkruar  se terminalet në vend nuk janë shtetëzuar, siç është pretenduar.

Sipas saj, aktualisht fitimi kompanive private po u paguhet nga buxheti i shtetit në formë qiraje. Ajo thekson se i vetmi ndryshim është se në terminale tani punojnë punëtorë që paguhen nga shteti, ndërsa fitimi vazhdon të shkojë te kompanitë private.Bajrami tha se këtë e konfirmoi në emisionin Debat Plus pronari i kompanisë Fitorja.

Ajo shtoi se, sipas saj, për gjashtë vjet ka pasur më shumë propagandë dhe mashtrime sesa punë konkrete në të mirë të vendit.

Të ngjashme